Sunday, 24 October 2010

"Shpija 2" fillon me 26 nëntor

Së shpejti ekipi i edicionit të dytë të reality show “Shpija” do të filloj një turne në qytetet më të mëdha të Kosovës duke i njoftuar për së afërmi kandidatët të cilët duan të bëhen banorë të “Shpija 2″ Reality Show me risitë, rregullat dhe gjithçka tjetër rreth këtij edicioni.

Orgianizatori Genc Dobroshi tha: “Është fjala për një turne medial, qëllimi i të cilit është kontakti i drejtpërdrejtë me konkurrentët potencialë, si dhe informimi i drejtpërdrejtë për ndryshimet, përparësitë dhe shpërblimet e shumta që do të ofrohen në ‘Shpija 2′”.
Gjithashtu Dobroshi shtoj se në këtë turne është rezervuar një hapësirë për interaktivitet me qytetarët.

Më shumë rreth datës, orarit dhe vendodhjes së ekipit mund ta mësoni në emisionin Express të KTV-së.

Keni kohë deri më 15 Nëntor për të aplikuar, më shumë informacione rreth aplikimit klikoni këtu.

Adhuruesit e Shpija 2 do kenë mundësinë të përcjellin për së afërmi çdo lëvizje dhe ngjarje të shpisë në kanalin e rezervuar enkas për këtë shou.

Ekskluzivisht mund ta shikoni në rrjetin kabllor “Kujtesa”, gjithasthu aventurat e banorëve mund t’i shikoni në ekranin e KTV-së, çdo ditë nga e hëna deri të enjtjen do keni mundësinë të shikoni përmbledhjen ditore, ndërsa të premteve spektakli i madh.